Irani dhe Siria nga lufta kundër terrorizimit do të dalin si fitues, tha sot presidenti sirian Bashar al-Asad, duke e dënuar sulmin e dyfishtë në Teheran, në të cilin 17-të persona u vranë.

Asadi këtë e tha gjatë një bisede telefonike me homologun iranian, Hasan Rohani.

Rohani e konfirmoi mbështetjen për Qeverinë e Asadit dhe premtoi luftë kundër “terroristëve dhe ithtarëve të tij”, njoftuan mediat shtetërore siriane.

Tani për tani është e paqartë se kur pesë sulmuesit janë kthyer në Irann.

Numri i të vrarëve ë dy sulmet e djeshme në Teheran, për të cilët përgjegjësinë e mori Shteti Islamik, u rrit në 17, ndërsa më shumë se 40-të persona janë lënduar.

Sulmet janë kryer mbi parlament dhe varri i liderit fetar revolucionar, ajatollahut Ruholla Homeini, ndërsa janë të parat në Iran që i ka kryer Shteti Islamik.