“Po ne prandaj jemi në dikasterin e Kulturës. E kam thënë që në fillim se jam në këtë Ministri për të lënë gjurmë. Jo gjurmë të Asaf Ademit, por gjurmë të kulturës shqiptare, por edhe gjurmë të Lëvizjes Besa në kulturë. Është koha fundit që ne të veprojmë institucionalisht dhe kjo ka qenë arsyeja që nismën e artistëve të Gostivarit e pranova me dashamirësi dhe, me një angazhim në Qeveri, arritëm ta themelojmë Teatrin. Shpresoj që vitin tjetër ky teatër të jetë edhe funksional. Buxhetin e kemi paraparë dhe nuk shoh asnjë problem që vitin tjetër të ndjekim shfaqje teatrale edhe në Gostivar”, ka thënë ministri i Kulturës nga radhët e Lëvizjes BESA, Asaf Ademi.