Aleanca për Shqiptarët sot në Zhelinë e mbajti kuvendin e parë zgjedhor ku edhe e themeloi degën e Asambles së Femrës, njofton Fol.

I pranishëm në këtë kuvend ishte kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i cili në fjalimin e tij e përgëzoj organizimin e kuvendit dhe ju uroj suksese kryesisë së Asamblesë së Femrës në Zhelinë. Gjithashtu prezent në këtë kuvend ishin edhe kryetarja e Asambles së përgjithshme të ASH-së, Arta Toçi, nënkryetarja e ASH, Bujare Abazi, anëtarja e Kryesisë Qëndrore Ilire Dauti, profesoresha Besa Kadriu në cilësinë e vëzhugueses së Kuvendit, Kryetari i Degës së Zhelinës, Shaban Arsllani.

Me një shumicë votash zonjusha Liridona Adili u zgjodh kryetare e degës së Asambles në Zhelinë.

Kryetarja e sapo zgjedhur e Asambles së Femrës në degën e Zhelinës Liridona Adili falemnderoj të pranishmet për besimin e dhënë dhe theksoi: “Nuk e konsideroj zgjedhjen time si privilegj, por si përgjegjësi dhe së bashku të gjitha me një kordinim të ndërsjelltë do ti zgjidhim kërkesat dhe çështjet me të cilat do të ballafaqohemi në aktivitetet tona në të ardhmen”./Fol/