“Departamenti i Arsimit i Aleancës për Shqiptarët, duke i shqyrtuar paralajmërimet e mininistrit të Arsimit, Arbër Ademi për refoma në arsimin fillor, informon opinionin public se këto reforma janë vetëm një pikë ujë në Oqeanin e pafund dhe nuk ndikojnë në përmirësimin e procesit edukativo-arsimor. Reformat e paralajmëruara bien ndesh me shumë rregullore të aprovuara nga vetë ministria, në të njejtën kohë I bëjmë me dije opinionit se këto paralajmërime kryhen për t’i fshehur gjurmët nga skandalet e shumta që e kanë karakterizuar këtë ministri dhe ministër”, tha mes tjerash në konferencën për media Rizvan Bela nga Aleanca për Shqiptarë.