“Aleanca për Shqiptarët shpreh keqardhje që edhe pas tre viteve, ende nuk është arritur qëllimi kryesor i Marrëveshjes së Prespës, ndërsa nuk po ndjehet as fryma e këtij dokumenti. Vendi ynë është ende larg hapjes së bisedimeve me BE-në edhe pse për tre vite, Qeveria të paktën tri herë ka gënjyer qytetarët”, thuhet ne komunikaten e ASH-se me rastin e 3 vjetorit te Marrëveshjes së Prespës.

Me tej, ne komunikaten e partise opozitare shqiptare thuhet se, fryma e Marrëveshjes së Prespës duhej të reflektonte edhe në raport me të gjitha vendet fqinje, përmirësimin e komunikimit, zgjidhjen e kontesteve, avancimin e marëdhënieve bilaterale dhe rajonale, realizimin e projekteve të përbashkëta zhvillimore dhe integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian.

“Ashtu siç vepruam që në ditët e para, me mbështetjen e Marrëveshjes dhe votimin e ndryshimeve kushtetuese, kur votat tona ishin vendimtare, Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë të kontribuojë në realizimin e kësaj marrëveshje. Si parti opozitare, ndër të rrallët dëshmuam sesi interesi i vendit dhe qytetarëve vendoset mbi atë partiak, e që fatkeqësisht nuk ndodhi njëjtë edhe nga ana e pushtetit. Ngecja e reformave, krimi dhe korrupsioni, partizimi i drejtësisë, diskriminimi etnik e politik, janë vetëm disa nga njollat që rrezikojnë vetë Marrëveshjen e Prespës dhe të ardhmen e vendit, siç pretendohej tre vite më parë”, thekson ASH-ja.