Vajtimet e LSDM-së për të punësuarit në arsim i vlerësoj si të pasinqerta dhe tentim për manipulim me mijëra të punësuar në këtë sektor. Kjo Qeveri nuk e ka hallin tek arsimtarët dhe statusi i tyre ekonomik, por tenton të mbulojë dështimet e tyre me skena teatrale në Kuvend.
Sikur ky pushtet ta kishte me sinqeritet shqetësimin për të punësuarit në arsim, do të duhej të pranonte amendamentin e deputetëve të Aleancës për Shqiptarët me të cilin parashihet harmonizim i pagave në arsim dhe sektorët e tjerë publik në përputhje me rritjen e pagës minimale. Ne mbështetëm rritjen e pagës minimale, por koalicioni LSDM-BDI në komisionin për punë dhe politikë sociale, votuan kundër amendamenteve tona dhe kundër rritjes së pagave në arsim.

Aleanca për Shqiptarët u bën thirrje deputetëve të shumicës dhe Qeverisë që ta ndalojnë teatrin dhe mashtrimin. Të ulemi dhe bashkërisht të vendosim të rrisim pagat e mësimdhënësve dhe punonjësve në sektorin e arsimit dhe njëkohësisht ata t’i ndalin keqpërdorimet e lukset e funksionarëve të tyre.

Më poshtë ju përcjellim videon nga fjalimi i koordinatores së ASH-së, znj. Ilire Dauti, në seancën e komisionit për punë dhe politikë sociale.