Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj aksionit policor sot në fshatin Luboten të Shkupit. Sipas kësaj partie, Qeveria me masa të pas Luftës së dytë botërore në Luboten.

“Të drejtën për jetë ta jep Zoti dhe ta mohon Qeveria, kjo është situata aktuale në fshatin Luboten. Është i papranueshëm reagimi forcave policore ushtarake në fshatin Luboten, duke ua mohuar të drejtën për kafshatën e gojës. Nuk të ofron punë, nuk investon, nuk të krijon lidhje infrastrukturore, nuk të ofron perspektivë, dhe ta ndalon përpjekjen për të rritur me nderë fëmijët. Kjo i ngjason masave të pas luftës së dytë botërore të cilat kishin për qëllim shpërnguljen e shqiptarëve nga trevat e tyre duke ua bërë të pamundur jetën.”, theksohet në reagimin e ASH-së.