Ministria e Mbrojtjes ruse ka publikuar në faqen e saj në internet listën e udhëtarëve që humbën jetë mëngjesin e sotëm. Në bord kanë qenë 92 persona, duke përfshirë gazetarët, ushtarakëve dhe muzikantë të ansamblit të famshëm Aleksandrov.

9 ishin gazetarë midis të cilëve edhe 3 të Channel On Rusia, një korespondent i kanalit televiziv NTV, Mikhail Luzhetsky, kameramani Oleg Pestov dhe tekniku i audios Evgeny Tolstov, dhe tre gazetarë të kanalit televiziv Zvezda Tv, korrispondenti Pavel Obukhov, kameramani Aleksandr Suranov dhe asistenti Valery Rzhevsky.

Rreth 64 nga persona në bord ishin pjesëtarë të ansamblit të ushtrisë “Aleksandrov”, tetë ushtarë, dy nëpunës civilë, një anëtar i OJQ dhe tetë anëtarë të ekuipazhit.

Atje kanë nisur hetimet dhe paraprakisht mendohet se shkaku mund të ketë qenë një gabim teknik, ose një faji i pilotit.