Me siguri se keni shumë miq të cilët postojnë fotografi nga aktiviteti në fitnes.

Ndoshta edhe ju vet veproni kështu.

Studiuesit nga Universiteti i Brunel nga Londra kanë bërë një hulumtim se pse njerëzit janë të prirur për të shpërndarë në rrjete sociale fotografitë nga palestra.

Ato nuk tregojnë rezultat të mirë, së paku nga ky studim, transmeton Klan Kosova.

Njerëzit që vazhdimisht postojnë fotografi të ushtrimeve thuhet se janë narcizoidë.

Kjo kategori njerëzish vazhdimisht provojnë që t’i shfaqin të arriturat e tyre, duke u munduar që të marrin vëmendje nga komuniteti në Facebook.

Edhe numri i pëlqimeve nëpër postime thuhet se nuk tregon domosdoshmërisht se ato pëlqehen nga të tjerët.