Tre kandidatët për rektor të Universitetit “Shën Cirili e Metodi”, profesorët Petar Atanasov, Vujica Zhivkoviq dhe Dragi Dimitrievski, të cilët dje thanë se nuk do të marrin pjesë në zgjedhet e sotme për rektor, në korrespondencë për mediat tregojnë se nuk janë tërhequr nga gara dhe nuk bojkotojnë por kandidimet e tyre dje i lanë në pezullim.

Në korrespondencën për mediat e përsërisin qëndrimin e tyre se “këto zgjedhje për rektor janë ilegale, jodemokratike dhe joakademike” dhe se “në këtë moment Komisioni zgjedhor universitar nuk punon në pajtim me Ligjin për arsim të lartë dhe Statusin e Universitetit Shën Cirili dhe Metodi”.

“Kandidimet tona i lamë në pezullim, sepse nuk duam të marrim pjesë në zgjedhje të tilla t’i japim legjitimet gjithë kësaj procedure ilegale. Ne mbesim në qëndrimin se votimi i sotëm është kundërligjor. Ne përpiqemi që procedurat për zgjedhje të rektorit duhet të jenë demokratike, transparente dhe pa shkelje të ligjit. Ne kërkojmë kushte korrekte ashtu siç thotë ligji i ri për arsim të lartë. Dita e sotme është përpjekje e Universitetit “Shën Cirili e Metodi” të zbatohen zgjedhje jodemokratike, ilegale dhe të dhunshme nga ana e rektorit Jankullovski dhe Komisionit zgjedhor universitar, citojnë Atanasov, Zhivkoviq dhe Dimitrievski.

U bënë thirrje kolegëve të tyre profesorë dhe studentë se “këto zgjedhje për rektor duhet të shkatërrohen dhe të shpallen si të parëndësishme”, duke shtuar se Senati i ri duhet të zgjedhë komision të ri për zbatim ligjor të zgjedhjes për rektor pas zgjedhjeve parlamentare.