Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar para pak minutash në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, ndërsa raportohet se të shtënat me armë kanë pasur për objektiv një automjet tip “Fiat Punto” me targa italiane.

Sipas informacioneve të para, nga të shtënat kanë mbetur të plagosur tre persona, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Të plagosur kanë mbetur të rinjtë Gazmend C, Elis Ll, përkatësisht 27 vjeç dhe Taulant B., 28 vjeç.

Makina ndaj së cilës u qëllua me armë zjarri është tip ‘Fiat Punto’ me targa italiane DJ 252 RC.

Makina është qëlluar në lëvizje nga një tjetër mjet, ndërsa autorët janë larguar me shpejtësi.