Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Elbasan.

Një person ka gjetur vdekjen në morgun e spitalit, menjëherë pasi ka identifikuar kufomën e xhahxait të tij të vdekur. Lajmin e ka bërë të ditur zyrtarisht policia.

“Më datë 26.02.2018 në ambientet e morgut të spitalit rajonal Elbasan, ku kishte shkuar për të parë kufomën e xhaxhait ka gjetur vdekjen shtetasi A.O., 44 vjeç banues në Elbasan. Nga veprimet e kryera nuk u konstatuan shenja dhune apo dëmtime të tjera. Vdekja është natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Elbasan, për vlerësim”, sqaron policia.