Permes zëdhënësit qeveritar, por edhe përmes burimeve qeveritare për mediat greke, Athina i hodhi poshtë spekulimet të publikuara në një sajt në gjuhën shqipe se gjoja është arritur marrëveshje për emrin Maqedonia e Re.

Dhimitris Xanakopulos, siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, thotë se në asnjë rast nuk do të hyjë në spekulime me emrin, ndërsa burime nga qeveria greke për mediat thonë se bëhet fjalë për sajt të çuditshëm dhe të panjohur.

“Ajo që i intereson qeverisë greke nuk janë emrat e pabaza. Ajo që na intereson është që të ketë progres në negociatat në mënyrë serioze, që gjatë muajve të ardhshëm të arrijmë zgjidhje të këtij problemi”, tha zëdhënësi i qeverisë Dhimitris Xanakopulos në brifingun e rregullt me gazetarët.

Edicionet greke të CNN dhe Hafingtonpost, onlajn botimet e gazetave Proto Tema dhe Real, televizioni Antena, janë vetëm një pjesë e mediave në Greqi që publikuan qëndrim identik në Athinë, duke iu referuar burimeve nga qeveria në lidhje me tekstin e publikuar në infoshqip.com.

Lidhur me sajtin shqiptar që shkroi (dhe publikoi dokument grek që nuk ekziston) se Athina dhe Shkupi bisedon për emrin Maqedonia e Re, bëhet fjalë për një sajt të çuditshëm dhe tërësisht të panjohur, komentuan burimet qeveritare për mediat në Greqi dhe potencoi se në të vërtetë sajti shqiptar i ka ndërmarrë skenaret për emrin që janë publikuar në Greqi.

“Sido që të jetë, mesazhi që Athina ia dërgon Shkupit është si vijon: Ne si Greqia, sinqerisht duam zgjidhje, mirëpo nuk jemi ne ata që e kanë me ngut. Juve e keni me ngut për zgjidhje (për integrim në NATO dhe BE), arrini marrëveshje (sllovenët me shqiptarët) për emrin “ka qenë qëndrimi i burimit nga qeveria greke, siç publikojnë  CNN, Hafingtonpost, Proto Tema dhe Real, Antena dhe një sërë botimesh të tjera online në mediat greke.

Pothuajse të gjitha mediat greke, siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, e ndërmorën atë që Info.shqip.com e publikoi si gjoja marrëveshje mes Maqedonisë dhe Greqisë. Gazetarët grekë për këtë, kërkuan marrëveshje edhe nga zëvendëskryeministri Bujar Osmani, i cili tha se të gjitha emrat dhe propozimet e publikuara në media janë vetëm, spekulime. /Fol/