Në emisionin ‘Click Plus’, Skender Rexhepi nga Lëvizja Besa, gjegjësisht një ndër personat që kërkon dorëheqjen e kryetarit Bilall Kasami të Lëvizjes Besa, shkruan Fol.

Rexhepi ka folur për zhvillimet e fundit politike dhe fërkimet ditëve të fundit në Lëvizjen Besa.

Si është e mundur që 64 anëtarët e kryesisë qendrore të jenë të manipuluar. Zejdi ka akuzuar Billall Kasamin se nuk ka dhënë përgjegjësi, prandaj erdhi kërkesa dhe vendimi për shkarkimin e tij. Rexhepi ka theksur se Kasami i humbi 11 mijë vota, humbi zgjedhjet lokale.

Ai ka theksuar se ne nuk kemi kërkuar dorëheqje, por kërkesë përgjegjësie dhe kjo duhet të shkojë deri në fund. Ai ka përmendur institucionin përgjegjësi, sepse sipas Rexhepit, Lëvizja Besa humbi të gjitha komunat, humbi zgjedhjet lokalet dhe duhet përgjegjësi sepse asnjë individ nuk është i paprekshëm. /Fol/