Për herë të dytë në histori Atletico Madridi ka shënuar katër gola si mysafirë në Champions, që e mposhti 4:2 Bayer Leverkusenin.

Atletico Madridi i Diego Pablo Simeones, është me një këmbë në çerekfinale. Skuadra spanjolle mori rezultat të mirë në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur 4:2 Bayer Leverkusenin, që tani ndeshjen kthyese do të luajë në shtëpi.

Sipas asaj që shkruan “Opta”, faqe për histori e statistika, kjo ishte hera e dytë në histori që Atletico Madridi arrin të shënojë katër gola si mysafirë në Ligën e Kampionëve.

Hera e vetme dhe e fundit që e kishte bërë ketë ishte viti 1996 kundër Widzew Lódz.