Dihet se “Santiago Bernabeu” është në proces rikonstruksioni, kështu që rivali i përbetuar, Atletico Madridi, dëshiron t’ia ofrojë Real Madridit stadiumin e vet modern, shkruan “Zeri.info”.

Ky informacion është konfirmuar nga presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo.

Real Madridi nga ana tjetër ka konfirmuar se do t’i zhvillojë ndeshjet në stadiumin e të rinjve, “Alfredo di Stefano”.

Por nëse rikthehen tifozët në stadiume, atëherë klubi madrilen duhet ta konsiderojë ofertën e Atleticos. /Zeri.info