E diel, 19 Maj, 2024
Ballina Sport Atletico Madrid eliminon Arsenalin

Atletico Madrid eliminon Arsenalin

Atletico Madrid pas 6 viteve prek sërish finalen e Europa League. Los Colchoneros janë finalistët e parë të këtij edicioni falë fitores 1-0 në Wanda Metropolitano  ndaj Arsenalit në një ndeshje që dhuroi emocione pafund dhe shumë spektakël nga minuta e parë deri në atë të fundit.

Në gjysmëfinalen e kthimit vendosi gjithçka një gol i Diego Costës, makthit të Arsenalit në gjithë këto vite, me skuadrën e Diego Simeones që kaloi më tej me rezultat të përgjithshëm 2-1. Mbyllet në mënyrën më të keqe aventura e Arsene Wenger në kompeticionet europiane me Arsenalin me trajnerin francez që humbi edhe mundësinë e fundit për të fituar një trofe me topçinjtë në Europë në këto 22 vite karrierë, ndërkohë që edhe sezonin e ardhshëm Arsenali do të luajë në Europa League, pasi tashmë nuk ka asnjë shans për të shkuar në Champions League.

E ligjshme në fund festa e Diego Simeones që ishte i skualifikuar dhe e ndoqi ndeshjen nga tribuna, argjenitnasi e çon për herë të 4-ët në një kompeticion europian, Atleticon në finale dhe pas suksesit ndaj Bilabos në 2012-ën do të ketë mundësi të fitojë për herë të 2-të Europa Leaguen, pasi me eliminimin e Arsenalit, Los Colchoneros janë superfavoritë për të triumfuar, transmeton supersport.al.

Shumë raste shumë volum loje nga të dy krahët por vetëm një gol në Wanda Metropolitano ai i Diego Costës në minutën e parë shtesë të pjesës së parë që vendosi fatet e këtij takimi. Vëmendja e Atleticos tashmë shkon te finalja e Lyonit që do të zhvillohet pas 2 javësh.