E diel, 5 Maj, 2024
Ballina Sport Olympique Marseille në finale, pas lojës shtesë

Olympique Marseille në finale, pas lojës shtesë

Olympique Marseille është skuadra e dytë finaliste e këtij edicioni të Europa League. Edhe pse me shumë vuajtje skuadra e Rudi Garcias eliminoi pas kohës shtesë Salzburgun duke i shuar ëndrrën futbollistit të përfaqësues së Kosovës Valon Berisha për finalen e madhe të këtij kompeticioni.

Nuk do të ketë një tjetër finale pas asaj të humbur ndaj Interin në 1994-ën në Kupën UEFA për skuadrën austriake. Salzburgu bëri gjithçka për të përmbysur humbjen 2-0 të ndeshjes së parë, transmeton supersport.al.

Në Red Bull Arena vendasit triumfuan 2-0 duke e çuar ndeshjen në shtesë falë rrjetës së Haidaras dhe autogolit të Sarr, por në shtesë qëndërmbrojtësi portugez Rolando, 4 minuta para fundit shfrytëzoi asistin e Payet duke çuar në finale Marseille për inatin edhe të të gjithë tifozëve të Lyonit pasi finalja do të luhet në këtë qytet.