Një lojë e re kompjuterike futbolli na sjell një transforimi futurist, duke i vendosur lojtarët në një botë të realitetit virtual.

Në vend të grafikave dy dimensionale, lojtarët veshin syze dhe luajnë në stadiume artificale. Jon Hare, nga Saffron Walden, Essex, i cili ka ndihmuar pionerët e krijimit të lojrave kompjuterike për futbollin në vitet ’90, po përdor aftësitë e tij në atë që quhet një valë e le lojërash.

“Ajo që ne kemi bërë në këtë lojë është që të fut në pozicionin e kameramanit. Pra, ju uleni qetësisht dhe përballeni me një pamje që e keni familjare në televizor”, thotë Hare.

Kështu që nëse herë tjetër do të sfidoni shokun tuaj në futboll, ndoshta nuk do tu duhet të ngriheni nga divani.

https://youtu.be/92K0WrRp9xk