Qindra pronarë dhe punonjës të auto shkollave anembanë Maqedonisë sot në një protestë paqësore para qeverisë kanë bërë thirrje për të hequr  ndryshimin e Ligjit për Sigurinë e Trafikut Rrugor.

Sipas ndryshimeve të fundit, auto shkollat janë të obliguar që gjatë trajnimit të kandidatëve për shofer të kenë të vendosura kamera në hapësirat për trajnim teorik dhe trajnim në automjete dhe kamera të jetë e vendosur 30 centimetra në distancë nga instruktori dhe kandidatit për shofer.

Sipas tyre, incizimi i kandidatëve deri sa ata janë duke kryer kursin, shkel privatësinë e qytetarëve dhe gjithashtu paraqet një shpenzim të madh për kompanitë

autoshkolla