Në Londër janë vënë në lëvizje autobusët e parë që djegin mbeturinat e kafesë falë shpikjes së 27-vjeçarit Arthur Kay.

Ky i fundit, themelues dhe president i kompanisë “Bio-Bean”, ideoi një proces përmes të cilit nxjerr nga mbeturinat e pijes më popullore në botë vaj kafeje.

Më pas, vaji i kafes përzihet me dizelin e zakonshëm, duke krijuar një biometan apo “B20”, siç quhet, dhe që vë në lëvizje autobusët.

Nuk bëhet fjalë për një karburant 100 % të gjelbër, por përzierja me kafen ul tejmase ndotjen që krijon nafta e zakonshme.