Edhe më tej në disa pjesë të autostradës Ohër-Kërçovë nuk ka kurrfarë aktivitete ndërtimore. Pamja e këtillë në teren po zgjat thuajse tre muaj. Ndryshe, paralajmërimet e qeverisë ishin se autostrada do të jetë gati në janar të vitit 2018, që i bie të kenë ngelur vetëm edhe tetë muaj deri në përfundimin e saj, megjithatë në bazë të dinamikës së zhvillimeve të punës, një gjë e tillë mbetet vetëm për tu dëshiruar.

Edhe autoritet lokale në Strugë kanë shprehur brengosjen e tyre rreth dinamikës së ngadalshme me të cilën po ndërtohet autostrada në fjalë.

 Nuk punojnë, po shkon shumë ngadalë. Duhet të ndërtohen edhe rrugë dytësore edhe për fshatrat tjera njëjtë sikur autostrada. Nuk punohet dhe është shumë rrezik për vozitje- thotë një shofer.

Alsat M u përpoq të kontaktojë drejtorin e agjencisë së rrugëve shtetërore, Aleksandar Stojanov për ta pyetur se çfarë po ndodh në teren, por, ai ishte i pakapshëm. Në pyetjet tona nuk u përgjigjën as një përfaqësuesit e kompanive që kryejnë punët rreth ndërtimit të autostradës. Ndryshe, kohë më parë Prokuroria Speciale informoi se ka hapur rast të ri me emrin “Trajektorja”, që përfshinë ndërtimin e autostradave Miladinovc- Shtip dhe Kërçovë- Ohër për keqpërdorimet eventuale të tenderëve me të cilët kompania kineze Sinehirdo i ka fituar të dyja projektet e mëdha infrastrukturore.

Miki Trajkovski