Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) ka dalë me raportin përfundimtar rreth an alizave të ushqimit në fabrikën Lear në Tetovë, ku para dy ditësh, sërish u helmuan 25 të punësuar.

Sipas AUV-së, ushqimi i shpërndarë të shtunën (7 korrik), është shpërndarë ashtu siç duhet, e ruajtur dhe e shërbyer si duhet, në paketim origjinal dhe me afat të përdorimit.

Agjencia vlerëson pozitivisht edhe mensën e ushqimit për të cilën thotë se i plotëson kushtet higjienike, prandaj edhe nuk është shqiptuar masë e mbylljes së përkohshme. Të dhëna plotësuese do të jepen pas analizave plotësuese.

Përndryshe, në mars të këtij viti, në këtë fabrikë u helmuan 220 të punësuar pas ngrënies së marakonave për darkë, me një lloj sosi dhe mishi të grirë, ku u gjet bakterja stafilikoka.