Kryetari i Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane në Maqedoni, deputeti i BDI-se Artan Grubi dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, kanë pasur mbrëmë një përplasje në facebook.
Sebep i kësaj përplasje ishte mbishkrimi në cirilicë “Рефлекции“ i një foto të postuar në facebook nga Grubi, raporton Indeksonline.
Selimi ishte komentuesi i parë i kësaj foto ku Artanin e pyeti se a duhet patjetër në reflektim me qenë edhe cirilika, ndërsa përgjigja e Grubit ishte: “Jo shoku nuk është patjetër, por është çështje kontekstuale në lidhje me barazinë gjuhësore për të cilën po flasim këtu tek ne. E di që mund të duket e pakuptueshme, ngjashëm si përfshirja e listës serbe tek ju ose e të gjitha shenjave dhe dokumenteve shtetërore e komunale edhe në serbisht, por kur e njeh kontekstin vlerëson ndryshe dhe ne të dy jemi deputet, promovojmë shembuj që ta tejkalojnë fobinë ndaj gjuhës shqipe, ashtu siç ne nuk kemi paragjykime, te fala”.
Kurse kundërpërgjigja e Selimit ishte: “Po Artan, por nuk e di a e bëjnë të njëjtën gjë edhe ndonjë kolegë i yti sllavomaqedonas. Sidoqoftë më fal që të ndërhyra. Bëni sit e doni”.
E i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Grubit: “Rexhjep Selimi po, kanë filluar ta bëjnë shumë prej tyre, deputet, kryetar komunash dhe ministra, bile edhe kryeministri në disa raste. Sugjerimet tua gjithmonë i vlerësoj se janë dashamirëse, suksese”.
Muhabeti që e zhvilluan publikisht Grubi e Selimi është fshirë, por ne ua sjellim bisedën të cilën e zhvilluan që të dy deputetët./indeksonline

19904651-1191069624371293-955392909-n_1499673617-5226240

19964921-1191069627704626-904779485-n_1499673643-4435675

19987455-1191069727704616-1079467206-n

19989114-1191069637704625-2028744087-n_1499673510-1147066