Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës për gati një javë nuk foli për mediat. Po tani Avdullah Hoti tha se LDK nuk do të bëjë koalicion as me PAN e as me VV.

Me të parët për shkak se e rrëzuan qeverinë e Mustafës, e me të dytët për shkak se ndihmuan PDK’në.Ne nuk hyjmë në asnjë variant të Qeverisjes as me PDK-në, e as me Vetëvendosjen, tha Hoti.