Është kthyer në një tragjedi ekspedita e një grupi alpinistësh amatorë në majën e Munellës në Pukë, ku së bashku me ta ishte edhe gazetari Alfred Lela.

Një grup prej 5 personash mes tyre gazetari dhe 4 alpinistë amatorë kanë qenë duke eksploruar në Malin e Munellës në Pukë.

Gjatë lëvizjes në këmbë 2 prej tyre, shtetasit Ndoc Mulaj, rreth 60 vjeç dhe Ilir Shtylla rreth 30 vjeç, kanë rrëshkitur duke rënë në humnerë.
Sot rreth orës 16:10, jemi njoftuar nga shtetasi A. L., se ka qënë duke eksploruar në Malin e Munellës së bashku me 4 alpinistë amatorë. Gjatë lëvizjes në këmbë 2 prej tyre, shtetasit N. M., rreth 60 vjeç dhe I. Sh., rreth 30 vjeç, kanë rrëshkitur duke rënë në humnerë” informoi policia.

Shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrëfikses, pjestarë të shoqatës së alpinistëve Pukë dhe banorë të zonës kanë vijuar kërkimet në kushte klimaterike të vështira dhe terren të thepisur.

Sot në mbrëmje njëri prej tyre shtetasi Ilir Shyti u gjet gjatë kërkimeve dhe u transportua në spital.

Pas disa orë kërkimesh është gjetur i pajetë dhe 60 vjeçari dhe po vijon puna për nxjerrjen e trupit.

Si shpetoi gazetari

Ndërkohë, gazetaria Lela ka rrëfyer se teksa kanë prekur majën, një stuhi e fortë ka përshkuar zonën duke e bërë më të vështirë lëvizjen e tyre.

Në këto kushte, grupi i ekspeditës ka vendosur të kthehet, në të njëjtën rrugë që kryen ngjitjen, me shpresën se gjurmët e tyre do të ishin ende të ngulitura në dëborë.

Era e fuqishme dhe ngrica i kishin fshirë gjurmët dhe zbritja nga maja, ishte tepër e vështirë.

Teksa bënin zbritjen, i pari që rrëshqiti ishte gazetari Lela, e pas tij, edhe miqtë e tjerë.

Gazetari tregon se për fat të mirë është mbajtur në një trung peme, që e ka ndihmuar të mos përplasej me një shkëmb aty pranë.