Disa avionë luftarakë turq kanë fluturuar këtë të premte mbi ishujt grekë.

Mediat greke raportojnë se avionët shkelën rajonin e informacionit fluturues të Athinës (FIR) pa paraqitur planet e fluturimit dhe fluturuan mbi ishujt e Oinousses dhe Panaghia në 25,000 metra në orën 12:24.

Avionët luftarakë turq u njohën dhe përgjuan nga avionët grekë sipas rregullave ndërkombëtare njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes Kombëtare.