Avokati i Popullit është shprehur pozitivisht ndaj parashtresës së Koalicionit ”Të drejtat seksuale dhe shëndetësore të bashkësive të margjinalizuara”, paraprakisht e inicuar nga 40 nëna që jetëojnë në familje me një prind, bashkësi jashtëmartesore dhe bashkësi martesore.

Sipas parashtresës, ka diskriminim në bazë martesore, familjare dhe fetare në aspekt të arsimit. Diskriminimi është hasur në librin ”Shoqëria” për klasën e katërt të shkollave fillore ku nxënësve u kërkohet të ngjesin fotografi të dasmës së prindërve, ose t’i vizatojnë, të japin përgjigje rreth çështjes martesore të prindërve, moshës, si edhe detaje tjera.

Pra, një kërkesë e këtillë konsiderohet si diskriminuese, pasi që fëmijët e familjeve jobashkëkohore ta tregojnë situatën e tyre në familje dhe shtëpi. Koalicioni përshëndet vullnetin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, si edhe të Avokatit të Popullit për forimimin e një komisioni për shqyrtimin e përmbajtjes së librit shkollor të lartëpërmendur.