Ndaj të akuzuarve të rastit të Kumanovës në kontinuitet gjatë sjelljes së tyre nga burgu në Gjykatë dhe anasjelltas po ushtohet dhunë fizike dhe psikike. Këtë e ka konfirmuar edhe avokati i popullit i cili dje ka qëndruar në burgun e Shutkës për tu njohur më për së afërmi me gjendjen e të burgosurve të rastit të Kumanovës. Avokati i popullit Ixhet Mehmeti deklaroi për Alsat se edhe përkundër se ka gritur disa procedura hetimore për maltretim, prokuroria nuk i ka marrë parasysh.

“Me informatat që ekipi që mi dha, pas përfundimit të vizitës që e bëri rezulton se nga deklaratat e personave që ankohen në maltretim se janë keq trajtuar . kemi një situatë që në vazhdimësi ndodh e njëjta dhe ne kemi arsye të bollshme se ata gjatë transportit vazhdojnë të keq trajtohen, ajo ç’na na shqetëson edhe më tepër është mos ndëshkimi i tyre nga na e prokurorisë dhe pse avokati i popullit ka paraqitur disa procedura penale ata nuk hetohen në mënyrë të mirëfilltë nga ana e prokurorit “, tha Ixhet Memeti – avokat i popullit.

Memeti thotë se për rastin janë njoftuar edhe ministria e drejtësisë edhe ministria e punëve të brendshme, por deri më tani nuk është marr asnjë hap.

“Probleme shumë i madh është edhe neglizhenca e ministrisë së drejtësisë së dhe ministrisë për punë të brendshme të cilët janë në dijeni me atë se çka është duke ndodhë por nuk marrin veprime që të mos ndodhë në të ardhmen dhe ata që kanë ushtruar dhunë të mos ndëshkohen”, u shpreh Ixhet Memeti – avokat i popullit.

Përveç Memetit, për maltretimin e të burgosurve të rasti të Kumanovës ka alarmuar edhe pala mbrojtëse e të akuzuarve./Alsat-M/