As ditën e sotme nuk ka vazhduar seanca gjyqësore e caktuar për rastin e vrasjes së vogëlushit Almir Aliut nga Kumanova.

Kjo për shkak të mospjesëmarrjes së neuro-psikiatrëve që kanë përgatiturekspertizën për gjendjen psikike të të akuzuarit Boban Iliq.

Seanca e radhës është caktuar për më 4 maj.

Arsyet për anulimin e seancës për vrasjen e Almir Aliut , janë se neuropsikiatrit që e kanë përgatitur ekspertizën, nuk kanë mundur të marrin pjesë.

Njëri prej tyre është në pushim mjekësor, kurse tjetri ka pasur obligime zyrtare, andaj nuk kanë mundur të vijnë në seancën e sotme gjyqësore – tha Asmir Alispahic, avokat mbrojtës i familjes Aliu.

Avokati Alispahic dyshon në ekspertizën e përgatitur nga ekspertëve mjekoligjor.

Përmes ekspertizës sipas Alispahiç, neuro-psikiatrit në ekspertizën e përgatitur kanë theksuar se ngjarja nuk ka qenë e planifikuar por ka ndodhur rastësisht.

Ka një tentim tendencioz nga ana e njërit prej ekspertëve mjekoligjor, që në një farë mënyre të ndihmohet i akuzuari Boban Ilic , duke përgatitur një tregim se i tërë rasti ka qenë rastësi. Unë u kisha apeluar këtyre ekspertëve mjekoligjor që e kanë përgatitur këtë ekspertizë, që të mos lëshohen në terminologjinë juridike që është punë vetëm e gjyqit dhe prokurorisë. Por unë besoj se Prokuroria themelore dhe Gjyqi në Kumanovë e kanë të njohur këtë fakt – shtoi avokati Alispahic, njofton Alsat.

Avokati Alispahiç njofton se në ekspertizën e njëjtë nga seanca e kaluar, mungojnë dëshmitë e të dëmtuarve dhe të dëshmitarëve që ishin marrë në pyetje në prokurori.

Alispahiç këmbëngul se ajo ekspertizë është bërë në mënyrë selektive duke mos u marr të gjitha dëshmitë në këtë lëndë.