Kryesia Qendrore e Partisë Demokratike Shqiptare në mbledhjen e mbajtur më datë 23.01.2016 në përbërje të zgjeruar ku morën pjesë edhe kryetarët e degëve zgjodhi Kryetarin e shtabit qendror zgjedhor si dhe anëtarët e shtabit. Për kryetar të shtabit qendror zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2016, Kryesia Qendrore zgjodhi Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike Shqiptare, z.Azem Sadiku.

Me këtë rast Kryetari i Shtabit Qendror Zgjedhor, z.Azem Sadiku për mediat deklaroi:

“Në mbledhjen e sotme Kryesia Qendrore e Partisë Demokratike Shqiptare zgjodhi Kryetarin e Shtabit Qendrorë Zgjedhor, unë jam i zgjedhur si Kryetar i Shtabit, Azem Sadiku – Sekretar i Përgjithshëm i partisë. Jemi të përgatitur tërësisht që të dalim në zgjedhje dhe ta mundim rivalin tonë Bashkimin Demokratik për Integrim pasi që gjatë bisedimeve kemi marrë garanca të forta nga ndërkombëtarët, sidomos nga komisionari për zgjerim z.Han se zgjedhjet do të jenë të pranueshme vetëm atëherë nëse ata do të jenë korrekte dhe demokratike. Dalim në këto zgjedhje për shkak se nuk duam të biem në kurthin e atyre që preferojnë bojkotimin e zgjedhjeve, sepse në të njëjtën kohë ata kanë krijuar me dhjetëra partia të vogla të ashtuquajtura shqiptare, që do të jenë të gatshme që ti zgjedhin në qoftë se ne do të shkonim në bojkotimin e zgjedhjeve”/ditari