Gjatë ditës së djeshme, Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës të RMV-së e vizituan dy profesorët e njohur, dr. Hasan Jashari dhe dr. Avzi Mustafa, të cilët i priti drejtori i saj prof. dr. Ylber Sela. Me këtë rast, drejtori Sela i njoftoi ata lidhur me angazhimin dhe punën që po bën AZGj-ja në aspektin e zbatimit të gjuhës shqipe, duke i ndihmuar institucionet me përkthime dhe lekturime të shkresave dhe të akteve të ndryshme. Gjatë bisedës ata u pajtuan që të bashkëpunojnë me AZGj-në në projekte të ndryshme që kanë të bëjnë me gjuhën shqipe.
Në fund të këtij takimi, drejtori i AZGj-së, Ylber Sela ia dhuroi pllakën e “ABC-së” prof. dr. Avzi Mustafës, në shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë për çështjen e emërtimeve të institucioneve.