Nënkryetari i ASH Elmi Aziri sonte në Rruga Drejt Alsat M tha se ASH përmes kryetarit të saj Ziadin Sela e ka dhënë vendimin e tyre sa i përket çështjes së Ministrit të Shëndetësisë dhe se tani presin kryeministrin Zoran Zaev që të jap vendimin e tij!

Themelet dhe baza e kësaj qeverie u vendos me 27 prill atëher kur u votua z Talat Xhaferi për kryetar parlamenti dhe pastaj pasuan edhe dhënia e mandatit të z. Zaev dhe pastaj edhe formimi i qeverisë ku edhe u ndanë pozitat ministrore si dhe postet tjera qeveritare andaj ne nuk shohim asnjë arsye që ministria e shëndetësisë mos ti takoj ASH-, deklaroj z. Aziri.