LSDM-ja e Zoran Zaevit ka gati dy javë që vazhdon të heshtë për gjuhën shqipe, një kërkesë e partive politike shqiptare për formimin e qeverisë së ardhshme në Maqedoni.

Edhe pse Zaev arriti të merr vota shqiptare me premtimet e tij se nëse do të fitojë zgjedhjet gjuha shqipe do të jetë zyrtare ai dhe partia e tij, jo që e mbështesin premtimin parazgjedhor, por as që janë në gjendje të flasin për këtë kërkesë të shqiptarëve.  Zaev bashkë me disa partiak u ringjallën  me një bager duke pastruar  dy rrugë në Haraqinë, por edhe për gjuhën shqipe dhe kërkesat e shqiptarëve, shkruan TetovaSot.

Edhe analistët vendor dhe rajonal  Zaevin e quajn si lider mashtrues dhe manipulues  i madh sepse i mashtroi shqiptarët duke ju premtuar për gjuhën shqipe dhe zbardhjen e rasteve si  MONSTRA, KUMANOVA dhe tani pasi  ua mori votat  nuk i dëgjohet zani.

Kështu thotë edhe gazetarja e gazetës Zëri, Arbana Xhara  se si mund Zoran Zaevi që mori shumë vota shqiptare dhe tani nuk i ndihet zani dhe nuk guxon me premtu dygjuhësinë.

Zaevi i mori qato vota te shqiptareve, e zani s’po i ndihet. Ma shume po investon ne nënvizimin e identitetit religjioz se sa ate kombëtar te shqiptareve. Ka marre vota pothuajse sa BDI e nuk po guxon me e premtu dygjuhësinë. Me Gruevskin e dimë qysh është puna. Ai i ka ne konsiderate interesat e maqedonaseve. Po ky? Ky qe i mashtroi shqiptaret? Çfarë presim prej tij nëse do te behej Kryeministër!” ka shkruar Xhara

Nga ana tjetër Sekretari për Evropë dhe Euroazi në Departamentin e Shtetit amerikan, Hoyt Lee për për Zërin e Amerikës u shpreh se SHBA respekton sovranitetin e Maqedonisë dhe të formohet qeveria sa më shpejt që është e mundshme dhe pa ndëryrje nga jashtë.

Shtetet e Bashkuara, sigurisht që respektojnë sovranitetin e Maqedonisë dhe mundësinë që partitë mundësinë ta arrijnë atë vendim, pa ndërhyrje nga jashtë. Roli ynë tani është për të vëzhguar, për të ofruar këshilla për parime të caktuara – të tilla si, ne besojmë se është e rëndësishme që qeveria e re të mbështet angazhimet ndërkombëtare, duke përfshirë dispozitat e Marrëveshjes së Përzhinos, partitë ta vendosin në qartësi se janë të vendosur të respektojnë Kushtetutën, të drejtat e njeriut, të respektojnë institucionet e shtetit, përfshirë edhe institucionet siç është Prokuroria Speciale Publike, të respektojnë sundimin e ligjit dhe objektivat e qytetarëve për integrim në pjesën tjetër nga Evropa për t’u bashkuar me NATO-n”, thotë Hoyt Lee.

Ndryshe shqiptarët tani kanë çelësin e fitores historike, ku kanë në dorë qeverinë e ardhshme duke i gjunjëzuar për platformën shqiptare.

Për të pasur që qeveri stabile dhe për të fituar shqiptarët në të ardhmen shumë njohës thonë se nuk duhet të shkelet parimi i formimit të qeverisë së ardhshme ku fituesi me fituesin të formojnë shumicën për një shtet i cili do respektohet edhe vullneti i votuesve në vend. /TetovaSOt/