Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë në panelin e konferencës së organizuar nga SIOFA sot nga ora 14 në Kodrën e Diellit në Tetovë dhe ka folur për zbatimin e kësaj marrëveshje.

Jess Baily tha “MO-ja kërkon gjuhë të përbashkët dhe mirëkuptim, përgjegjësi për të lëvizur përpara. MO e përfundoi me sukses konfliktin dhe shmangu luftën, por shumë çështje mbeten ende për t’u zgjidhur. Ka akoma elemente të mosbesimit mes qytetarëve dhe institucioneve dhe zbatoni reformat për të lëvizur proceset përpara drejt NATO-s e BE-së” tha Baily.