Në debatën e organizuar nga TV24 me Kandidatët për Qytetin e Shkupit,Naim Bajrami ishte i vetmi kandidat Shqiptarë që mori pjesë në debatën për kreun e Kryeqytetit foli për shum tema si urbanizmi,infrastruktura,ambienti etj,me ç’rast përmendi kaosin urban me uzurpimin e hapsirave të gjelbërta nga, mafia urbane” sidomos në komunën e Çairit,gjithashtu përmendi edhe projektin Shkupi 2014 si projekt që ndanë Shkupin në bazë etnike në aspekt të investimeve,por jo vetëm shkupi 2014 por edhe diskriminimi i Shqiptarëve në investime kapitale dhe infrastukturë që është shumë e dukshme.

Bajrami gjithashtu përmendi Qëndrën reakreative Treska në Saraj që është e lënë pas dore.
Në munges të Koce Trajanovit,kryetarit aktual të shkupit në drejtim të cilit ishin ankesat dhe akuzat në të shumtën e rasteve,por edhe kandidati i Lsdm Petre Shilegov nuk u kursye aspak nga Bajrami i cili edhe pse i ri kapi disa momente kyçe për ta sulmuar edhe Shilegovin sidomos për koalicionin e Lsdm dhe Bdi për Komunën e Çairit me ç’rastë përmendi faktin se Lsdm i mbështet ata të cilët deri dje i akuzonte për keqpërdorime dhe kriminalitet..