Në debatin e organizuar nga gazetarja e mirënjohur nga Kosova, Jeta Xhara, ku debatuan katër kandidatët për kryetar të komunës së Tetovës, Adnan Neziri nga Aleanca për Shqiptarët, Bardhyl Dauti nga Partia Demokratike Shqiptare, Bilall Kasami nga Lëvizja BESA dhe Teuta Arifi nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Një ndër pyetjet më të shpeshta që qytetarët ia kanë parashtruar Jeta Xharrës ka qenë ajo e ndërtimit të Shkollës Fillore në Reçicë të Vogël. Moderatorja e njohur, e pyeti publikisht Teuta Arifin se a do të ndërtojë Shkollën Fillore, ajo u përgjigj me pozitivizëm ndërsa nga publika erdhi reagim qesharak duke e injoruar premtimin e Teuta Arifit. Siç dihet Teuta Arifi premtoi se këtë shkollë do e ndërtojnë kinezët por kësaj rradhe ajo shpreson tek japonezët./tetovajone.com/