Bekim Balaj ka shkëlqyer në miqësoren që ekipi i tij Terek Grozny e fitoi 3:1 ndaj FC Zbrojovka Brno
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Bekim Balaj, e ka filluar furishëm fazën përgatitore për pjesën e e mbetur të sezonit. Ai ka shënuar dy gola në miqësoren që ekipi i tij Terek Grozny e fitoi 3:1 ndaj FC Zbrojovka Brno, transmeton Gazeta Express.
Balaj fillimisht shënoi golin e epërsisë për 2:1 në minutën e 50’te, teksa në minutën e 62’të shënoi golin e dytë personal në këtë ndeshje dhe të tretin për Terek Grozny për rezultatin përfundimtar 3:1.
Kujtojmë se për Terek Grozny luajnë edhe sy shqiptarë tjerë, ylli i Kombëtares së Kosovës, Bernard Berisha dhe ai i Shqipërisë, Odise Roshi. /Express/