fatmir izairi

Në inaugurimin e dy objekteve të rëndësishme infrastrukturore në komunën e Zhelinës, me rastin e shënimit të 19 vjetorit të konstituimit të Këshillit Komunal , ku të pranishëm përvec Kryetarit të Komunës z. Fatmir Izairit, deputetes së zonës nga rradhët e BDI-së Nora Haliti , ishte edhe Ministri I Pushtetit Lokal në Qeverinë e Nikolla Gruevskit nga rradhët e BDI-së Lirim Shabani. Ajo cka ra në sy ishte bojkoti që I bënë ketij përurimi Banorët e Strimnicës. Sic mëson portali FOL.mk nga tereni sot në këtë eveniment të organizuar për qëllime politike përvec dy të punësuarve në Komunë, nuk kishte asnjë banorë të Strimnicës, edhe pse tajmingu I përurimit ishte caktuar 1 orë para faljes së namazit të Xhumas-s. Arsyet e këtij bojkoti tashme janë të njohura për opinion, por ajo cka I ka irrituar më teper Qytetarët e Strimnicës ishte paraqitja e Ministrit të pushtetit Lokal I cili nuk I kursej lavdat për investimet e këtij dikasteri duke përmendur edhe shifra maramendëse , shifra këto paushalle tashmë të dëgjuara disa vite me rradhë nga pushtetarët e BDI-së. Banoret e Strimnicës assesi nuk pajtohen me menyrën tejet nëncmuese që iu është bërrë atyre duke ua përvetësuar mundin e tyre , sepse kjo veper kapiatale është financuar edhe me vetëkontributin e qytetetarëve, duke ndarë nga buka e gojës nga 700 euro të majme. (fol.mk)

fi 2salistr212386609_1206986819317503_696742134_nida