Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani e cila në vazhdimësi është shprehur kundër koalicionit PDK-LDK, vlerëson se subjekti i saj më shumë do të kishte pasur llogari që të qëndronte në opozitës për një vit e gjysmë se sa të bënte koalicion.

Ajo këto deklarata i bëri në emisionin Komiteti, përderisa theksoi se ajo vazhdimisht ka insistuar që LDK-ja të qëndrojë në opozitë, raporton fol.mk

“Unë kam insistuar që LDK-ja të qëndrojë në opozitë  për një vit e gjysmë. Pse për një vit e gjysmë sepse neve na është thënë  nga ata njerëz që negocionin në këto takime që PDK-ja me  AAK-në do të shkojnë në koalicion në qoftë se ne nuk hyjmë me ta  dhe në atë koalicion qeveria do ti kishte diku 67-8 vota, njëjtë sikur me AKR-në”.

“Çfarë do të ndodhte? Në shkurt të vitit 2016 ata nuk do të kishin kuorum për zgjedhjet presidenciale dhe për 60 ditë në do të shkonim në zgjedhje”, thotë ajo.

vjosa