Shqipëria nis sonte aventurën në Nations League, teksa sfidon Ukrainën në Pragë. Si trajneri i kuqezinjve, Sylvinho, ashtu edhe Rebrov, kanë vendosur për titullarët. Nga minuta e parë, për të dyja, skuadrat e nisin me më të mirët. Në ndeshjen e fundit direkte, ukrainasit fituan 1-4, në një sfidë miqësore.
SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Manaj.
UKRAINA: Trubin, Kabaiev, Matviyenko, Zabarnyi, Brazhko, Sudakov, Shaparenko, Konoplia, Tsygankov, Mykolenko, Yaremchuk.
Minutë pas minute:
45- Mbyllet fraksioni.
42- Strakosha thirret në apel, çfarë pritje. Ukraina e rrezikshme.
40- Laçi pranë golit. Gjithçka nis nga zhvillimi i një goditje këndi. Gjuajtja e tij shkon jashtë.
31- Jasir Asani gjendet shumë pranë shtyllës, nuk preferon goditjen, tentoi një asist me kokë.
26- Manaj provon me kokë, topi del jashtë. Sulmuesi pa shënjestër.
20- Asllani kroson për Laçin, pa rezultat. Mbetet 0-0 ndeshja.
8- Rast i artë për ekipin e Sylvinhos, Mitaj shërben për Laçin, topi nuk përfundon në rrjetë.
7- Ritëm i ulët në minutat e para. Ekipet tregohen të kujdesshme.
1- Nis ndeshja.