Nga 21 pikët e mbetura, Barcelona ka nevojë vetëm edhe për 10 që edhe matematikisht të fitojë titullin në Spanjë për sezonin 2017/18.
Real Madridi dhe Atletico Madridi kanë ndarë pikët në xhiron e 31 të La Liga. Ky barazim më së shumti i shkon për shtati Barcelonës, që tani ka 11 pikë më shumë se Atletico – 79 me 68.
Nga 7 xhirot e mbetura, Barça ka nevojë për tri fitore dhe një barazim, që të shpallet edhe matematikisht kampion, çka do të thotë se katalunasit mund të zbresin në “Camp Nou” në “El Clasico” kundër Real Madridit si kampion të Spanjës, shkruan Gazeta Express.
Ndeshjet e mbetura të Barcelonës, Real Madridit e Atletico Madridit:
Java 32: Barcelona-Valencia///Atlético-Levante///Malaga-Real Madrid
Java 33: Celta-Barcelona///Real Sociedad-Atlético///Real Madrid-Athletic Bilbao
Java 34: Barcelona-Villarreal///Atlético-Betis///Sevilla-Real Madrid
Java 35: Deportivo-Barcelona///Alavés-Atlético///Real Madrid-Leganes
Java 36: Barcelona-Real Madrid///Atlético-Espanyol///Barcelona-Real Madrid
Java 37: Levante-Barcelona///Getafe-Atlético///Real Madrid-Celta Vigo
Java 38: Barcelona-Real Sociedad///Atlético-Eibar///Villarreal-Real Madrid