Mediat italiane sot kanë raportuar se Juventusi ka arritur marrëveshje personale me sulmuesin uruguaian të Barcelonës, Luis Suarez, i cili ashtu si Messi pritet të largohet nga skuadra katalunase gjatë kësaj vere. Këtij lajmi menjëherë i janë përgjigjur mediat spanjolle, që shkruajnë se Barcelona tashmë ka një ofertë për skuadrën italiane.

Barcelona ofron 80 milionë euro dhe Suarezin për t’i marrë shërbimet e argjentinasit Paulo Dybala. Se çfarë do të ndodhë gjatë këtyre negociatave mbetet të shihet, por marrëveshja shumë lehtë edhe mund të arrihet, pasi Dybala se fundmi ka refuzuar vazhdimin e kontratës, duke kërkuar rritje të pagës, gjë që jep sinjale se largimi mund të ndodhë.