Sergio Busquets është ndëshkuar me karton të kuq në pjesën e parë ndaj PSG-së.
 

Në këtë mënyrë, mesfushori i Barcelonës ka mbushur numrin e zverdhjeve dhe do të mungojë në ndeshjen e parë çerekfinale, nëse Barcelona kualifikohet.

Gjithsesi, ky është problemi më i vogël për Luis Enriquen momentalisht, sepse fillimisht i duhen edhe dy gola për ta çuar ndeshjen në vazhdime.

Rezultati pas pjesës së parë është 2:0 për Barcelonën.