Kida kishte shfaqur pak inat ndaj Era Istrefit kur gjatë ndarjes se çmimeve të “Top Aëards” vitin e kaluar në Top Channel, kishte qenë e vetmja që nuk kishte duartrokitur.

Kida, atë kohë duket se e injoronte sensazionin botërorë kosovar, e cila arriti të jetë yll botërorë me hitin që pikërisht triumfoi në këtë eveniment “BonBon”.

Por, Era duket se e ka zemrën e madhe dhe nuk merret me gjëra minore.

Kjo pasi që ajo ka komentuar në këngën e Kidës, që e lansoi sonte “Andërr” dhe e ka uruar atë për të.

Ndoshta kështu dy këngëtarët kanë lënë menjëanë inatet e mëparshme.

Por, gjesti i Erës shihet si një gjest i madh, pasi që urimi i saj duhet të merret si një frymëzim për Kidën.