Turistët kanë mbetur të shokuar kur kanë mbërritur në aeroportin e Barcelonës, i cili është shndërruar në  një kosh të vërtetë plehrash pasi punonjësit e pastrimit janë në grevë.

aero1

 

Mbeturina të të gjitha llojeve gjenden të shpërndara gjithandej në aeroportin El Prat, ndërsa pasagjerë nga e gjithë bota kanë shpërndarë foto, bashkë me zemërimin e tyre në rrjetet sociale.

aero21

Që prej muajit nëntor, stafi i punonjësve të pastrimit janë futur në grevë ndaj vendimit të marrë nga kompania që operon në aeroport AENA, për të ulur rrogat dhe shkurtuar stafin.