Portali Zhurnal mbrëmë ka shkruar se Xhem Lamallari – komandant Baruti i UÇK-së është pjesë e BDI-së në fushatën zgjedhore. Ai shfaqet në një foto me vëllain e Ali Ahmetit, Fekri Ahmeti në fshatin Nakushtak të komunës së Likovës. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Barutit, i cili ka thënë se është spekulim dhe se kjo foto është keqpërdorur.

“Shihni ëndrra me sy qel, une nuk i përkas asnjë partie, dhe se sot isha me bashkluftëtarët e mi. I lutëm të gjithë portaleve mos të më keqpërdorin për interesa tyre”, ka shkruar Baruti.