Një video është shpërndarë në rrjetin social Facebook, ku shihet një 88 vjeçare duke recituar poezi për Komandantin Legjendar, Adem Jashari.

Video është incizuar nga një i afërm i saj në veturë. Ajo përmend luftën heroike të Adem Jashari dhe luftëtarëve të tjerë të UÇK-së, por ajo që të bën të emocionohesh është kujtesa e saj për poezinë dhe emocionet që ajo shfaq gjatë recitimit.