Janë lëshuar në përdorim pulla të përbashkëta postale të Postës së Maqedonisë dhe asaj të Rusisë, me motive të qytetit të Ohrit dhe të Shën Peterburgut.

 

Ky bashkëpunim bëhet për të tërhequr turistë dhe për të promovuar turizmin vendor, ndërkaq Posta e Maqedonisë bën të ditur se një bashkëpunim i ngjashëm do të bëhet edhe me Postën e Japonisë, që mbështetet nga Ambasada japoneze.

Pulla e parë postale u lëshua në përdorim vitin e kaluar me rastine 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, që erdhi si bashkëpunim me Postën e Shqipërisë dhe të Kosovës.