Nëse nuk bashkoheni si opoziar të gjallë, dijeni se do bashkoheni si opozitar “të vdekur” e të shkuar në histori, siç shkuan shumë të tjera para jush.
Jo rastësisht thuhet se “neve jemi mar vesh, që mos të meremi vesh asnjëher”

Po çka jeni vërsulur ju të opozitës njëri me tjetrin në mes veti ?!
Nese pozita ka një mijë qëllime, ju keni një!

Nëse pozita duhet të fitoj kundrejt të gjithë opozitarëve, ju të gjithë duhet të fitoni pozitën.
Nëse Aliu erdhi në pushtet me luftë dhe asnjëher nuk ndëgjoi ushtarët për idealin, qëllimin dhe pjesmarjen e tyre në luft, pse ju duhet t’i ndëgjoni kapriçot e disa antarëve për mosbashkim opozitar, ose të atyre të infiltruarive në subjektet opozitare, po gjithashtu edhe të atyre që gjenden në hipoteka te pozita shqiptare, ju i njihni më mirë, mos i kurseni, mos bini në grackën e tyre.
Për ju përçarës dhe aktivist e bajraktar opozitar, dijeni se :
Edhe po të ndodhë ndryshimi, meritor do të jetë direkt populli, jo se ju i ofruat shumëçka popullit ose e dëshmuat vetën se njëri është shumë më i mirë se tjetri ose anasjelltas, e patët mundësin të tregoheni me zë e me protesta, këtë nuk e bëtë, ju zgjodhët heshtjen që populli të vetdijsohet dhe të paguaj për votën e dhënë gabim, ok ngel e arsyetuar.
Kur them populli, e them me plot bindje, nga se populli dëshiron të shpëtoj nga e keqja shumë më e madhe që e ka kapur për fyti e për goje!
Prandaj, në fillim bashkohuni, jepjani popullit atë që dëshiron dhe kërkon, pastaj kapni bajraqet e veproni dhe jetoni të ndarë nëpër “fise dhe mahalla”
Mos e dëshproni popullin edhe ashtu të dëshpruar!
Dijeni se, nëse e keni për ideal kombëtar dhe për popullin krenar bashkohuni sa më parë.
Veç bashkimi arsyeton qëllimin, tjerat do të jenë humbje kohe dhe loj me ndjenja.

Mr. Metali Alili